Lajme Shqip Tuesday, 19 July 2011 09:49

Zagreb, Vjenë – Ish-kryeministri i Kroacisë Ivo Sanader është ekstraduar nga Austria në Kroaci, ku përballet me akuzat për keqpërdorim të detyrës dhe korrupsionit.

Nga transmetimi direkt në televizion, Sanader është parë të jetë transportuar nën masa të rrepta të sigurisë.

Ai i është dorëzuar policisë kroate në kufirin kroato-slloven në Bregana, prej nga është dërguar drejt në një burgu të Zagrebit.

Sanader është mbajtur në paraburgim në Salzburg që nga muaji dhjetor pas lëshimit të një fletarrestim nga ana e autoriteteve kroate.

Sanader, i cili e udhëhoqi qeverinë kroate nga viti 2003 deri në vitin 2009, ka hedhur poshtë akuzat për keqpërdorime dhe ka akuzuar pasardhësen e vet, Jadranka Kosor, se po e orkestron një fushatë kundër tij.