Lajme Shqip Sunday, 20 November 2011 12:41

Edhe pse nuk donte të tregonte se si do të dukej ajo pavarësi, Ivanoviç ka përsëritur se “kjo ide nuk është larg realitetit”.

“Në Kosovë ka shumë serbë që janë duke menduar në këtë drejtim. Unë tani nuk do të hyj në detaje, sidomos kur mendoj se ideja është e keqe. Me rëndësi është që bashkësia ndërkombëtare ta ndalë presionin mbi serbët e Kosovës, se në të kundërtën shpallja e pavarësisë së Kosovës veriore është çështje ditësh”, ka thënë sekretari për Kosovën, Oliver Ivanoviç.

Analisti Dejan Vuk Stankoviç thotë se kjo ide është e pazakontë, sepse fillimisht nuk dihet se çfarë pavarësie do ta shpallin ata.

“Nga Serbia apo Kosova? Meqë serbët e Kosovës insistojnë se janë pjesë e Serbisë, atëherë kjo do të thotë shpallja e pavarësisë nga vetvetja. Në anën tjetër, nëse pavarësia shpallet nga Kosova, atëherë dalin se ata po e njohin Kosovën si shtet. Unë nuk besoj se dikush në Beograd është duke menduar në atë drejtim”, ka thënë Stankoviç, duke shtuar se ky veprim nuk është i matur.

Bashkëpunëtori i Institutit të Shkencave Sociale, Nenad Cveticanin, e cilëson si taktike e jo kërcënuese deklaratën e Ivanoviqit.

“Deklaratën e dha në mënyrë të kujdesshme, duke mos insistuar në pavarësinë e veriut të Kosovës, por duke e vënë në dukje këtë mundësi. Ajo duhet të rrisë hapësirën manovruese të serbëve, që bashkësia ndërkombëtare të kuptojë se serbët e Kosovës nuk përjashtojnë mundësinë e tërheqjes së lëvizjeve radikale”, ka thënë ai.