Lajme Shqip Tuesday, 13 March 2012 15:54

Shkup- Presidenti i Republikës së Maqedonisë sot dërgoi apel deri te të gjithë qytetarët që t’i thonë jo dhunës, të mos lejojnë të jenë të provokuar dhe të t’i japin  dorën miqësisë. Porositi se të gjithë që shërbehen me dhunë dhe dëshirojnë ta sjellin në pikëpyetje bashkëjetesën do të dënohen në mënyrë përkatëse nga sistemi.

“Në shoqërinë tonë më nuk ka vend për nxitje të përleshjeve etnike dhe jotolerancës. Të gjithë ne me dhimbje e kujtojmë shijen e hidhur të konflikteve që na ndodhën para më shumë se një dekade. Së bashku e tejkaluam këtë, kthyem faqe të re, projektuam një fillim të ri”, tha presidenti Ivanov në fjalimin e solemnitetit me rastin e nënshkrimit të Memorandumin për bashkëpunim për implementimin e  projektit “Sporti si faktor për tolerancë, unitet dhe respekt”.

Presidenti i Maqedonisë vlerëson se edhe pse qytetarët, siç thotë, janë të vetëdijshëm se ardhmëria jonë dhe ardhmëria e fëmijëve tanë është në bashkëjetesën edhe në respektimin e ndërsjellë, për fat të keq,  këto ditë vazhdojnë përpjekjet të provokohet jotolerancë.

Qytetarët nga të gjitha bashkësitë etnike në Republikën e Maqedonisë, theksoi presidenti Ivanov, si me shekuj deri tani, dëshirojnë të jetojnë në paqe, respektim dhe ndihmë të ndërsjellë. Të gjithë që shërbehen me dhunë, porositi Ivanov, pa dallim të motivit, do të paguajnë çmim të shtrenjtë dhe do ta marrin dënimin e merituar nga sistemi. (LajmeShqip.com)