Lajme Shqip Monday, 14 November 2011 20:00

Paris – UNESKO-ja është mbështetëse e madhe e shumë iniciativave dhe projekteve të Maqedonisë dhe prandaj vizita u shfrytëzua që të shprehet falënderim për të gjithë mbështetjen të cilën e kemi pasur edhe për projektet për të cilat shpresojmë se edhe në të ardhmen do të mbështeten nga UNESKO-ja, theksoi presidenti Gjorge Ivanov pas vizitës në selinë e Organizatës së KB-së për arsim, shkencë dhe kulturë në Paris.

Ai theksoi se Maqedonia ka përgjegjësi të kontribuojë në gjetjen e zgjidhjeve kur UNESKO-ja po ballafaqohet me sfida të reja, veçanërisht pasi vendi ynë para ca kohësh u zgjodh si anëtare e organit më të lartë të UNESKO-s – Këshillit ekzekutiv.

Shefi i shtetit përkujtoi se UNESKO e mbështeti projektin “Dialogu i civilizimeve” që filloi me iniciativë të presidentit të ndjerë Boris Trajkovski në vitin 2013 në Ohër dhe shtoi se ai i jep rezultatet e pritura.

“Procesi i ashtuquajtur “Procesi i Ohrit” kontribuoi që liderët e Evropës Lindore të takohen dhe të organizojnë debate për çështje të cilat janë të interesit të përbashkët për mbarë rajonin, nga sfera e kulturës, artit, traditës. Për këtë biseduam edhe me drejtoreshën e përgjithshme të UNESKO-s, Irina Bokova. Ka momente kur duhet të kalojmë në një fazë më të lartë kualitative, të kontribuojmë që komunikimi i cili mbështetet nga UNESKO-ja dhe nga Këshilli i Evropës në njëfarë mënyre të rritet dhe të kontribuojë për atë që e lëmë për brezat e ardhshëm”, theksoi Ivanov.

Sipas tij, veçanërisht duhet pasur kujdes në edukimin e liderëve të ardhshëm të rajonit që ata ta shfrytëzojnë klimën e krijuar dhe atë pozitive për, siç tha, ky proces të marrë fazë kualitative më të lartë.

“Edhe ngjarja për të cilën jam prezent në Paris – Aleanca e civilizimeve mundëson trashëgiminë të cilën e kemi të kultivohet, respektohet dhe të ruhet për gjeneratat e ardhshme. Për atë që kemi pasur periudha kur kemi jetuar në hapësira të hapura kur nuk ka pasur kufij dhe ajo trashëgimi është e pranishme në të gjithat vendet e sotme në mbarë rajonin tonë. Çdo vend ka të drejtë t’i kushtojë vëmendje asaj trashëgimie dhe të mundësojmë brezat e ri ta mësojnë atë që është pozitive nga e kaluara”, theksoi presidenti Ivanov pas vizitës në UNESKO.