Lajme Shqip Tuesday, 08 November 2011 14:00

Bruksel – Italia është shumë e madhe që të mund Bashkimi Evropian financiarisht ta shpëtojë, prandaj autoritetet italiane mund të parashtrojnë viktima të mëdha, deklaroi sot ministrja austriake e Financave, Maria Fekter.

“Italia e di se duke pasur parasysh madhësinë e ekonomisë së saj nuk mund të shpresojë në ndihmë prej jashtë vendit. Prandaj tani në këtë vend po punohet në zbatimin e masave më të ashpra për kursime”, tha ajo në fillim të pjesës së dytë të takimit të ministrave të financave të Bashkimit Evropian në Bruksel.

Shpenzimet italiane për debinë e tregjeve të obligacioneve sot sërish e tejkaluan rekordin dhe u rritën në 6,73 për qind, përderisa kryeministri Silvio Berluskoni është në pritje të votimit përfundimtar në Parlament për gjendjen e financave publike.

Kombinimi i normës së ulët të rritjes së ekonomisë italiane dhe borxhit publik prej 1,6 bilionë euro te investitorët e inkurajoi druajtjen se Italia do të mund të jetë viktima e ardhshme e krizës debitore evropiane, edhe pse deficiti i saj buxhetor është relativisht i ulët.