Lajme Shqip Wednesday, 06 April 2011 05:54

Tunizi – Italia dhe Tunizia nënshkruan marrëveshje për zgjidhje të problemit me emigrantët të cilët vazhdojnë të mbërrijnë në jug të Italisë.

Ministri italian i Punëve të Brendshme Roberto Maroni deklaroi se marrëveshja parashikon bashkëpunim të përforcuar policor dhe kontroll kufitar më intensiv. Kryeministri italian Silvio Berluskoni të hënën shqyrtoi në Tunizi mënyrën që të ndalet vala e emigrantëve nga Afrika Veriore në ishullin italian Lampeduza.

Mbi 22 mijë emigrantë ilegalë më së shumti nga Tunizia, mbërritën në Lampeduza pas rrëzimit nga pushteti të presidentit tunizian Zin al Abidin ben Ali në janar që shkaktoi dobësim të kontrollit kufitar deri atëherë, të rreptë. Vetëm në mars 78 barka mbërritën nga Tunizia në Lampeduza. Kontrabanduesit me njerëz paguajnë nga rreth njëmijë euro për njeri që t’i transportojnë në barka të pasigurta peshkimi në ishull.