Lajme Shqip Wednesday, 02 April 2014 18:00

Qeveria italiane po dërgon 100 trupa në zonën veriore të Napolit, ku vazhdon ende shkatërrimi mjedisor nga deponimi i mbetjeve të raketave.

Çdo natë, në pjesën verilindore të qytetit, midis qyteteve Nola, Acerra dhe Marigliano, qindra zjarre të vogla djegin fushat dhe tokën, në atë që njihet si “Trekëndëshi i Vdekjes”. Ajo e ka marrë emrin për shkak të niveleve të larta të kancerit, të cilat mendohen të jenë shkaktuar nga ndotja për shkak të mbetjeve.

Gangsterrët e Gamorrës mendohen si fajtorë, pasi ata fitojnë miliona euro çdo vit duke depozituar mbetje, por edhe helme të dëmshme atje. 

Lajmërimi për vendojsen e trupave nga ministri i brendshëm, Angelino Alfano, erdhi pas një dekreti në shkurt, i krijuar për të luftuar krimin mjedisor të bërë nga grupet mafioze, por edhe ndotjen industriale në plantacionin e çelikut “ILVA” në qytetin e Tarantos. Dekreti do të lejojë vendosjen e më tepër se 850 mijë trupave në Trekëndëshin e Vdekjes. 

“Ushtria do të qëndrojë aq sa të nevojitet,” tha zoti Alfano, i cili e drejtoi vetë takimin e Sigurisë Publike Kombëtare, në qytetin e Napolit, ditën e hënë.

Ai tha se tre qëllimet e dërgimit të trupave ishin “ndëshkimi i atyre që ishin të përgjegjshëm, rikthimi i tokave për të shmangur riskun e aktiviteteve të mëtejshme mafioze dhe parandalimi i përdorimit të atyre zonave që janë deklaruar si të përdorshme për shkarkime ilegale të mbetjeve.” 

Ka të dhëna të shumta që tregojnë se shkarkimi i mbetjeve dhe djegia ilegale janë fajtore për nivelet e shtuara të kancerit dhe defekteve në lindje në këtë zonë. 

Një grup shkencëtarësh amerikanë dhe italianë në vitin 2012 gjetën se “30 vjet të Gomorrës (mafias napolitane) dhe transportimi i pavend i mbetjeve toksike në zonat e Napolit të veriut dhe Caserta-s së jugut” ishin fajtore për nivelet e kancerit të gjirit që kishin arritur në vlerën 47% mbi normën kombëtare. Një tjetër studim gjeti se defektet në lindje ishin 80% më tepër sesa mesatarja kombëtare. 

Autoritetet italiane kanë një histori të gjatë të dërgimit të trupave në jug të vendit, pas shpërthimit të aktivitetit mafioz. /shekulli/