Lajme Shqip Thursday, 17 November 2011 19:45

Romë – Mijëra studentë nga universitetet italiane sot protestojnë në Milano, Romë dhe qytete të tjera kundër shkurtimeve buxhetore dhe mungesës së vendeve të punës për të rinjtë.

Protestat shpërthyen disa orë para se kryeministri i ri italian Mario Monti të fillonte prezantimin e programit të qeverisë së tij eksperte në parlamentin italian, transmetuan agjencitë. Në Romë demonstruesit u nisën nga Universiteti Sapienca dhe planifikuan shëtitje deri tek Senati. Vetëm 300 studentëve u miratuan të shkojnë deri në afërsi të ndërtesës së Dhomës së lartë të parlamentit, njoftuan mediat franceze.

Demonstruesit mbanin pllakata, ku shkruhej: “Jo qeverisë që do të imponojë viktima!” dhe “Po derdhet parfum në kursimin buxhetor”. Parulla e dytë është lojë e fjalëve me emrin familjar të ministrit të ri të Arsimit Françesko Profumo , që në italisht do të thotë “parfum”.

Në Milano demonstruesit kanë pasur për qëllim që të arrijnë deri tek Universiteti Bokoni, udhëheqës i të cilit është Mario Monti. Atu, që në fillim të demonstratave ndodhën përleshje. Studentët filluan të hidhnin fishekzjarrë mbi policinë, e cila është përpjekur të ruajë rendin në protesta dhe ka tentuar të pengojë mbërritjen e tyre deri tek universiteti, transmetuan agjencitë.

Në përleshjet në Milano u godit edhe një gazetar gjatë këtyre trazirave, transmetuan mediat britanike. Në Palermo rreth 5.000 studentë brohorisnin parulla kundër liberalizmit ekstrem, që dominon në Evropë.

Demonstruesit filluan të gjuajnë vezë dhe fishekzjarrë mbi ndërtesën e bankës. Në Torino, një grup studentësh filloi të gjuajë me shishe dhe vezë mbi forcat e rendit, të cilët tentonin të pengonin mbërritjen deri tek filiali i bankës kombëtare italiane.