Lajme Shqip Wednesday, 06 April 2011 08:46

Romë – Roja bregdetare italiane sot njoftoi se u kanë ndihmuar një anieje, e cila ka transportuar pothuajse 200 emigrantë ilegalë në rreth 70 km në jugperëndim të ishullit italian, Lampeduza.

Operacioni zhvillohet me vështirësi për shkak të dallgëve të mëdha. Deri tani janë shpëtuar 47 persona, ndërsa të tjerët, rreth 150 konsiderohen si të zhdukur.

Anija mbrëmë ka dërguar sinjal për ndihmë deri te autoritetet e Maltës, me ç’rast shpejt nga porti në Lampeduzë janë dërguar helikopterë dhe barka. Ekipet e shpëtimit vazhdojnë me operacionet, në të cilat janë tre anije, aeroplan dhe helikopter nga Italia, një anije peshkimi siciliane dhe një aeroplan nga Malta.