Lajme Shqip Monday, 02 April 2012 08:30

Palermo – Kryeqyteti i ishullit italian, Siçili, Palermo po përjeton një krizë me plehra, bëri të ditur “Corriere della Sera”.

Pas grevës së punëtorëve komunal, të cilët tashmë e kanë filluar punën, rrugët dhe sheshet e qytetit ishin të bllokuara me mbeturina.

Madje edhe qendra për hemodializë ishte e bllokuar nga plehrat, kështu që pacientët nuk arritën që të hyjnë.

Shërbimi komunal nuk ka teknikë për pastrimin e mijëra tonëve të plehrave, ndërkohë që qytetarët i djegin mbeturinat qëllimisht, me qëllim që edhe pushtetarët të përballen me krizën.