Lajme Shqip Monday, 05 December 2011 22:15

Romë- “Pa këtë paketë Italia do të shembet, dhe shkon në një situatë të ngjashme me atë të Greqisë, vend të cilin e simpatizojmë por nuk duam ta imitojmë”.- Janë këto fjalët e Mario Montit, kryeministrit të Italisë gjatë fjalimit në dhomën e ulët të parlamentit Italian ku i ka bërë një apel vendit. “Italia që po projektojmë është ajo që do ti lëmë fëmijëve tanë. Është detyrë e të gjithëve të jenë besnik ndaj Italisë, ndaj kërkojmë sakrifica nga të gjithë komponentët e vendit. 

Nëse nuk bëjmë këto sakrifica tani, do të na duhet të bëjmë të tjera më të mëdha pas disa javësh apo pas disa ditësh”-ka thënë Monti. Sipas tij kontributi i Italisë do të jetë deçiziv për të kapërcyer krizën europiane që rrezikon të bëhet e vazhdueshme. Kështu Monti i ka lëshuar një apel vendit të tij. “Përpjekja që kërkojmë nuk është vetëm e madhe por edhe tepër urgjente. Por kjo përpjekje nuk do të jetë e mjaftueshme nëse çdo qytetar nuk kontribuon personalisht”-tha kryeministri Italian. (LajmeShqip.com)