Lajme Shqip Wednesday, 07 December 2011 10:15

Romë- Kryeministri italian Mario Monti sot u bëri thirrje deputetëve për ta miratuar pakon e tij për dalje të vendit nga kriza financiare, e cila, mes tjerash, nënkupton tatime të mëdha, duke deklaruar se Italia nuk do të ketë para të mjaftueshme për t’i paguar pagat dhe pensionet shtetërore.

“Parlamenti ka autorizime, nuk kemi shumë kohë, as hapësirë për manovrim”, tha Monti duke marrë pjesë si i ftuar në televizionin shtetëror.

Monti përsëriti edhe se Italia mund ta përjetojë fatin e Greqisë, përderisa nuk e miraton pakon e masave të ashpra për kursim, transmetojnë agjencitë.

“Kemi jetuar mirë, e kemi shpenzuar atë që e kanë krijuar gjeneratat e mëparshme, në vend  se më shumë të prodhojmë”, tha Monti.

I pyetur nëse është e mundur që Italia të mos mund t’i paguajë nëpunësit e saj shtetëror, Monti i vrenjtur u përgjigj “Kjo është shumë e mundur”.