Lajme Shqip Wednesday, 23 November 2011 10:41

Siçili – Përmbytjet katastrofike dhe rrëshqitjet e dheut në Itali tani më shkaktuan katër viktima, transmeton gazeta “Corriere della Sera”.

Përveç fëmijës së vdekur, për të cilën është kumtuar paraprakisht, viktima në rrëshqitjen e dheut që e kaploi qytetin e vogël Skarçeli janë edhe një grua dhe dy burra. Të gjithë ishin bllokuar në shtëpitë e tyre nga masa e mëdha e baltës, që ka rrëshqitur në momentin kur ata hanin darkë.

Qyteti i vogël gjendet në rajonin e qytetit sicilian Mesina.

Pjesa qendrore e qytezës u shndërrua në lum të baltës së papritur nga ujërat e ardhura dhe masat e rrëshqitjes së dheut dhe të baltës.

Autoritetet lokale presin që të ketë ende viktima.