Lajme Shqip Friday, 06 May 2011 14:54

Islamabad – Persona të panjohur hapën zjarr ndaj një grupi njerëzish në një fushë sporti në qytetin pakistanez, Kveta, me ç’rast humbën jetën të paktën katër persona, ndërsa 15 janë lënduar.

Sipas policisë sulmuesit kanë qenë anëtarë të grupit ekstremist sunit, ndërsa të gjitha viktimat janë shiitë.

Kveta është kryeqyteti i provincës pakistaneze Beluxhistan. Në Pakistan pjesa më e madhe e banorëve janë sunitë. Por sunitët ekstremist dhe grupet shiite shpesh ndërmarrin sulme ndaj liderëve dhe aktivistëve të bashkësisë tjetër.