Lajme Shqip Friday, 22 April 2011 09:55

Islamabad – Katër raketa, të gjuajtura nga dy aeroplanë amerikanë pa pilot, mbi një shtëpi në rajonin fisnor pakistanez Vaziristani Verior në kufirin afgan, kanë vrarë 25 ekstremistë, kumtoi një burim nga shërbimi pakistanez.

Sulmi me raketë ështe realizuar në Mir Ali, qytet, i largët 35 kilometra në lindje të qendrës administrative Miranshah.

Shtëpia është shfrytëzuar si strehimore për ekstremistët.

Sipas, të njëjtit burim, siç transmetojnë agjencitë e huaja, midis 25 trupave, të nxjerrë nga rrënojat, kishte luftëtar të huaj, si dhe gra.