Lajme Shqip Thursday, 10 September 2015 09:29

ISIS nëpërmjet revistës online Dabiq, ka njoftuar se po mban peng dy burra, një nga Norvegjia dhe një nga Kina.

Të veshur me rroba ngjyrë të verdhe, ata janë drejtuar para kamerës duke deklaruar se janë për ‘shitje’, raporton CCN, transmeton Gazeta Blic.

Në lajmin e shfaqur në revistën Dabid thuhet se ‘Pengu norvegjez dhe ai kinez janë për shitje’.

Gjithashtu militantët e ISIS-it kanë caktuar një kohë për ‘blerjen’ e dy pengjeve, raporton Gazeta Blic.

Rrëmbimin e qytetarit nga Norvegjia e ka konfirmuar edhe kryeministrja norvegjeze Erna Solberg. “Ai është rrëmbyer në fund të janarit dhe është duke u mbajtur peng nga grupe të ndryshme,” tha ajo. “Tani, besohet se ai është peng i ISIS-it,” shtoi ajo.

Militantët e ISIS-it kanë kërkuar një shumë të caktuar për lirimin e pengut, por autoritetet norvegjeze kanë bërë të ditur se nuk e kanë në plan të paguajnë.

“Qeveria e Norvegjizë është duke u marrë tashmë me këtë çështje. Norvegjia nuk paguan shpërblim,” tha ajo. “Ky është një parim që nuk shkelet as përballë presionit të terroristëve cinikë.”

ISIS ka rrëmbyer dhjetëra pengje ndërkombëtare, duke kërkuar shpërblime në para për lirimin e tyre. Mendohet se disa qeveri kanë paguar shumë të mëdha të hollash për lirimin e pengjeve. Por nëse militantët e ISIS-it nuk merrnin atë që dëshironin, atëherë ata publikonin vrasjet barbare të pengjeve, duke fituar pikë propagandistike.