Lajme Shqip Saturday, 04 August 2012 16:33

Jerusalem – Izraeli do të mund të kryejë sulme ndaj Iranit gjatë disa javëve të ardhshme, me qëllim që t’i pengojë tentimet e autoriteteve iraniane për prodhimin e armës bërthamore, deklaroi ish-shefi i Drejtorisë izraelite ushtarake zbuluese (AMAN), gjeneral-majori në pension Aharaon Zeevi Farkash në intervistë për televizionin izraelit Kanal 2.

Ai megjithatë shtoi se nuk e di me siguri se vallë do të vijë deri në sulm të tillë, për shkak se ky është mjeti i fundit për presion ndaj Iranit për ndërprerje të zhvillimit të programit të saj bërthamor.

“Interpretimi im i gjithë situatës tregon se deri në sulme mund të vijë shumë shpejtë. Kjo mund të ndodh për disa javë ose deri në muaj”, potencoi Frakash.

Sipas tij, tani nuk është momenti i vërtetë për sulm, por opsioni ushtarak nuk duhet të përjashtohet në të ardhmen.

“Iranianët duhet ta kuptojnë se nëse heqin dorë nga përpjekjet që të bëhen fuqi bërthamore, do të duhet të ballafaqohen me sulme para se gjithash ndaj objekteve ushtarake”, vlerësoi Farkash.

Në të njejtën kohë edhe ish-shefi i shërbimit zbulues izraelit MOSAD, Afraem Halevi e porositi Iranin që të mos i anashkalojë paralajmërimet e Izraelit për sulme të mundshme ndaj kapaciteteve bërthamore iraniane.

“Dymbëdhjetë javët e ardhshme do të jenë me rëndësi vitale për miratimin e vendimit për atë se vallë Izraeli do të kryejë sulm (ndaj Iranit)”, theksoi Halevi.

Koha prej 12 javësh përputhet me periudhën rreth mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale në SHBA në fillim të nëntorit. (LajmeShqip.com)