Lajme Shqip Monday, 10 June 2013 00:24

Londër – Ish punëtori teknik i CIA-s, Edward Snowden, është personi që ka ndihmuar mediumet ndërkombëtare të raportojnë mbi përgjimet që qeveria amerikane bënë ndaj qytetarëve. Ka qenë gazeta britanike The Guardian, e cila ka raportuar e para në lidhje me këtë çështje, mirëpo tani ka vendosur të flasë edhe “burimi i dorës së parë”. Ish punëtori i CIA-s, me dëshirën e tij ka dashur t’i zbulohet identiteti, shkruan BBC.

Ai ka thënë se me 20 maj ka shkuar në Hong Kong dhe është fshehur në një hotel.

“Nuk dua të jetoj në një shoqëri e cila bënë gjëra të tilla..Nuk dua të jetoj në një shoqëri e cila e di se çka bënë ti në çdo moment. I di fjalët që ke shkruar me dikë në internet dhe ato që kë thënë me dikë në telefon”, citohet të ketë thënë ai.

Kur është pyetur se çka e pret pas kësaj që ka zbuluar identitetin e tij, ai është përgjigjur “asgjë e mirë”.

Ai ka thënë se ka shkuar të jetojë në Hong Kong për shkak “të traditës së lashtë të fjalës së lirë”.