Lajme Shqip Saturday, 03 December 2011 18:33

Londër-Ish presidenti i Komisionit evropian Zhak Delor deklaroi sot se eurozona është “gabimisht e vendosur” që nga vetë fillimi, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Londra. Në bisedën për “Daily Telegraph” ky politikan francez thotë se “mungesa e pushtetit qendror”, që do t’i koordinojë politikat financiare (të vendeve-anëtare), shkaktoi që disa shtete pa menduar të debitohen”. Sipas Delor, kriza e tanishme nuk është vetëm për shkak të vetë euros, as nga ideja për krijimin e saj, por për shkak se i tërë projekti ishte gabimisht i zbatuar.  

Liderët politik që prej fillimit e parapanë dobësinë e disa ekonomive dhe i mbyllën sytë para disbalansimit të ekonomive të shteteve të cilat hyrën në zonën e euros, nënvizon Delor. Ai i qorton ministrat e finanacave që nuk e kanë vërejtur atë që është dashur ta shohin. Ish politikani francez konsideron se të gjitha vendet në eurozonë duhet ta ndajnë fajin për krizën debitore që tani i kërcënohet euros. Delor thotë se atë që e kanë bërë dhe po e bëjnë gjenerata e tanishme e politikanëve evropianë është e paktë dhe e vonuar. Zhak Delor ishte kryetar i Komisionit evropian në dy mandante të njëpasnjëshme, prej vitit 1985 deri në vitin 1995. Ai konsiderohet si baba i idesë për krijimin e valutës së vetme evropiane. (LajmeShqip.com)