Lajme Shqip Thursday, 21 June 2012 09:40

Kairo – Burime të autoriteteve egjiptiane të sigurisë thonë se ish-presidenti Hosni Mubarak është pa ndjenja dhe duke përdorur aparaturë për frymëmarrje, pasi u çua në mënyrë urgjente nga burgu në një spital ushtarak pas një goditjeje në tru. 

Njoftime të mëparshme të agjencisë shtetërore të lajmeve MENA thanë se mjekët e zotit Mubarak e kishin deklaruar ish-udhëheqësin “klinikisht të vdekur”, kur ai mbërriti në spitalin Maadi, në jug të Kajros, pasi u transferua nga burgu Torah, aty pranë. Agjencia tha se mjekët nuk ishin në gjendje të risillnin në vete zotin Mubarak, pasi ai kishte pësuar ndalim të rrahjeve të zemrës.

Zyrtarë ushtarakë pranuan sot në mëngjes me orën lokale se ish-presidenti Mubarak kishte pësuar goditje, por thanë se ai është aktualisht “duke përdorur frymëmarrje artificiale” dhe se “është ende herët për të thënë se është klinikisht i vdekur.” (LajmeShqip.com)