Lajme Shqip Monday, 29 August 2011 11:15

Washington – Uragani Irena, i cili pas goditjes të bregut lindor fillimisht u dobësua në stuhi tropikale, e më pas në ciklon post-tropikal, mori 21viktima dhe përmbyti një numër të madh të rajoneve, derisa moti i keq lëvizë nga pjesa lindore e Kanadasë.

Drejtori i qendrës kanadeze për ndjekjen e uraganeve Kris Foarti e paralajmëroi për rrezikun nga përmbytjet dhe erërat e fuqishme në pjesën lindore të Kanadasë, ndërsa më shumë në zonën e Kvebek, ku një numër i madh i shtëpive  mbetën pa rrymë elektrike.

Moti i lig shkaktoi shira të rrëmbyeshëm në shtetin federal amerikan Vermont, ndërsa mija njerëz u detyruan t’i braktisin shtëpitë e tyre.

Në pjesët e tjera të Anglisë së Re, dëmet nga moti i lig janë më të vogla nga se priteshin një numër i madh i rrugëve janë përmbytur, linjat hekurudhore  janë bllokuar, ndërsa në disa qytetet është bërë edhe evakuimi i banorëve.

Qendra amerikane për ndjekjen e uraganeve kumtoi se Irena lëvizë me shpejtësi të erës prej 50 kilometra në orë.

Presidenti amerikan Barak Obama, paraprakisht paralajmëroi se nga rritja e rrezikut nga përmbytjet, si pasojë e uraganit Irene, i cili  të premten e goditi bregun lindor në SHBA dhe theksoi se shërbimet federale do të angazhohen për përballjen me pasojat nga katastrofa edhe disa javë.

Nju-Jork, ku disa ditë kishte paralajmërime për rrezik nga uragani, përjetoi dëme relativisht të vogla, ndërsa autoritet e qytetit kumtuan se në qytet prej sot sërish do të hapet metroja dhe bursa.

Është hapur edhe  aeroporti ndërkombëtar i “Logan”, edhe pse vetëm dy aviokompania nuk i refuzuan kompanitë, deklaroi Fil Orlandel.

Personat zyrtarë theksuan për konfirmim e plotë të dëmeve nga Ajrin përgjat bregut lindor në SHBA  do të nevojiten  disa ditë, por sipas vlerësimeve preliminare bëhet fjalë për një shumë prej shtatë miliardë dollarë.