Lajme Shqip Tuesday, 23 August 2011 09:57

Teheran – Irani përkohësisht do të importojë naftë që t’i kënaqë nevojat e përditshme në vend, si dhe për shkak të nivelit të ulët të naftës së prodhuar në territorin e saj, deklaroi mbrëmë Naser Sudani, zëvendës-kryetar i Komisionit për energjetikë të Parlamentit iranian.

“Nafta, e cila prodhohet në vend, nuk ka cilësi optimale për shkak të numrit të ulët të oktanëve dhe për këtë arsye duhet të përzihet me naftë të importuar”, theksoi Sudani.

Importi do të zgjasë me siguri deri në Vitin e ri iranian, në mars të vitit 2012. Vendi po ballafaqohet me mungesë të derivateve të lëngshme, pasi që prodhimtaria lokale u zvogëlua pas shpërthimit të rafinerisë në Abadan në pjesën jugore të vendit më 23 maj.