Lajme Shqip Wednesday, 13 April 2011 11:20

Teheran – Irani vendosi që mos t’i mbush më me karburant aeroplanët evropian, si përgjigje e masës së njëjtë, e vendosur kundër aeroplanëve iranian në Evropë, deklaroi nënpresidenti Mohamead Reza Rahimi.

Ai nuk precizoi nëse kjo masë veç më ka hyrë në fuqi dhe me cilat linja ajrore saktë ka të bëjë.

Kompanitë kryesore të naftës perëndimore gradualisht u ndalën nga vjeshta e kaluar t’u japin karburant aeroplanëve iranian të aeroporteve evropiane , pas vendosjes të sanksioneve politike dhe atyre ekonomike kundër Iranit për shkak të programit të tij bërthamor.

Pas “Shel”, “BP” dhe “Ku8” vjeshtën e kaluar, “O Em Vi” austriake më 25 mars shpalli se e stopon dërgesën e kerozinës për “Iranear”, ndërsa kompania franceze “Total” e zbatoi zgjedhjen e njëjtë pa e shpallur.

Embargoja i detyron aeroplanët iranian, të cilat fluturojnë deri në kryeqytetet në Evropë, në mënyrë teknike të aterojnë në aeroportet, ku ende munden të mbushin karburant, e para së gjithash ato janë Praga dhe Budapesti, ku punojnë operator të naftës ruse, të cilët refuzojnë t’i respektojnë sanksionet kundër Iranit.

“Perëndimi mund të ketë probleme me Qeverinë iraniane, por nuk duhet të përvetësojë sipas rregulloreve të iranianëve”, tha Rahimi.

Sipas tij ky vendim është “i padenjë”, por Irani nuk ka frikë nga sanksionet dhe mundet lehtë t’ia dalë me problemet të cilat e sfidojnë.