Lajme Shqip Tuesday, 10 May 2011 23:04

Teheran – Ministri iranian për zbulim, Hajdar Moslehi deklaroi se Teherani ka argumente për atë se lideri i Al Kaedës, Osam bin Ladeni, ka vdekur nga një sëmundje, shumë më herët nga aksioni i forcave speciale amerikane, në të cilin ishte vrarë.

“Ne disponojmë me informata precize se Bin Ladeni ka vdekur nga sëmundja para disa kohëve”, deklaroi Moslehi.

Përderisa ushtria amerikane dhe forcat zbuluese me të vërtetë e kanë arrestuar ose vrarë Bin Ladenin, pse nuk e treguan, pse kufomën e tij e hodhën në det, pyeti Moslehi.

Bin Ladeni u vra më 2 maj në qytetin pakistanez Abotabad, në veri të kryeqytetit Islamabad, në aksion të forcave speciale amerikane.

Lideri i Al Kaedës është varrosur në det diçka më pak se 24 orë pas përfundimit të aksionit, ndërsa sipas deklaratave të personave zyrtar amerikan me analizën e ADN-së është konfirmuar identiteti i tij.