Lajme Shqip Saturday, 20 August 2011 17:10

Bagdadg – Kloni irakian i Al Qaedas kumtoi sot se nga mesi i muajit filloi fushatë prej njëqind sulmeve në të gjithë vendin, për ta hakmarrë vdekjen e Osama bin Ladenit dhe liderëvw të tjerë të rrjetit terrorist.

Organizimi “Shteti islamik në Irak” thekson se fushata ka filluar më 15 gusht, pa megjithatë, haptazi ta marrë përgjegjësinë për sulmet e shumta, të kryera ditën e njëjtë – dita më e përgjakshme në vendin prej para më shumë se një viti.

“Fushata , e ashtuquajtur “Hakmarrje për sheikun Osama bin Laden” dhe figura tjera të mëdha, filloi në mesin e muajit të ramazanit, dhe nëse thotë Zoti do të kryhen pasi që sulmet do të bëhen njëqind, thuhet në deklaratën”, botuar në sajtin e xhihadit Honein.

Sulmet do të përfshijnë sulme të papritura, sulme vetëvrasëse, bomba përgjatë rrugëve, vrasje me pistoleta në të gjitha qytetet, fshatrat dhe provincat, paralajmërojnë në tekstin ekstremistët.

Më 15 gusht – dita, e cila me siguri ishte fillimi i fushatës – në 18 qytete irakiane janë kryer një seri sulmesh – sulme vetëvrasëse, sulme bombarduese dhe të shtëna. Të vrarë janë 74 persona, ndërsa të lënduar mbi 300.