Lajme Shqip Saturday, 16 April 2011 09:11

Londër – Në provincën perëndimore irakiane, Anbar është zbuluar një varr masiv me copëzat e mbetura të më shumë se 800 njerëzve, të cilët supozohet se janë likuiduar në periudhën e Sadam Huseinit.

Midis të vrarëve ka trupa të burrave, grave dhe fëmijëve të qëlluar në kokë. Sipas Ministrisë irakiane për të Drejtat e Njeriut, kjo varrezë masive është e mundur të jetë dëshmitare e njërës nga veprat më të mëdha kriminele të regjimit të mëparshëm.

Sipas analizave fillestare, njerëzit janë të shtresave të ndryshme të shoqërisë. Janë zbuluar edhe trupa të ushtarëve në uniformë. Ndaj copëzave të mbetura do të kryhet ekspertizë gjyqësore.

Tani për tani janë nxjerrë copëza të mbetura të 822 njerëzve. Sipas organizatave joqeveritare në Irak ka qindra varreza masive me të paktën 300 mijë trupa nga regjimi i Sadamit.