Lajme Shqip Monday, 05 December 2011 18:36

Bagdad- Të paktën 16 persona e humbën jetën, ndërsa 45 u lënduan sot në sulmin me automobil-bombë mbi besimtarë shiitë në pjesën qendrore të Irakut në pritje të festës shiite Ashura, kumtuan forcat e sigurisë.

Në momentin e shpërthimit besimtarët shiitë kanë kaluar në afërsi të qytetit Hill, në 95 kiloemtra në jug të Bagdadit, deklaroi përfaqësuesi i Ministrisë së Punëve të Jashtme.

“Arritën 16 trupa dhe pranuam 45 të lënduar”, deklaroi doktori Mohamed Ali nga spitali në Hill. Numri i viktimave ishte i konfirmuar edhe nga shefi i policisë lokale.

Festa Ashura e e shënon vdekjen e imamit Husein, nip i Mohamedit dhe imam i tretë sipas shiitëve, i vrarë në vitin 680 nga ushtritë e halifit Jazid në Qerbela.

Festimi duhet të përfundojë të martën me parakalime dhe shfaqje.