Lajme Shqip Saturday, 26 November 2011 12:28

Bagdad- Në një bombë të vendosur afër rrugës në pjesën perëndimore të kryeqytetit irakian në Bagdad në mëngjes jetën e humbën të paktën tetë persona, ndërsa 11 të tjerë janë lënduar, kumtuan autoritetet lokale.

“Dy mjete shpërthyese kanë qenë të vendosura nga të dy anët e rrugës kryesore e cila i lidh qytetet Abu Graib dhe Falluxhan, ndërsa të aktivizuara kanë qenë kur ka kaluar kombi i cili ka transportuar punëtorë të ndërtimtarisë”, deklaroi përfaqësuesi i policisë lokale Omar Zavbai.

Në spitalin në Falluxha është konfimruar se janë sjellë shtatë trupa dhe tetë persona të lënduar. Tre e braktisën spitalin, ndërsa katër të tjerët janë në gjendje kritike.

Pothuajse nëntë vite pas invazionit të forcave amerikane dhe përmbysjes të Sadam Huesinit, dhuna në Irak në mënyrë të dukshme u zvogëlua, por ende kryhen sulme bormbarduese dhe sulme tjera përderisa edhe ushtarët e fundit amerikan por përgatiten që deri në fund të vitit ta braktisin vendin.