Lajme Shqip Monday, 10 June 2013 14:25

Shkup – Në Shkup është organizuar tryezë e rrumbullakët me temë: Debati mbi analizën kuantitative për statusin e realizmit të politikave të Marrëveshjes së Ohrit”. 

Debatues kanë qenë zv/kryeministri Musa Xhaferi, ish kryeministri Vllado Buçkovski, pastaj profesori Vllado Popovski, Blerim Reka, Abdulmenaf Bexheti, Nano Ruzhin dhe tjerë. 
Zv/kryeministri Xhaferi i ka bërë një rezyme të arriturave të MO-së dhjetë vjet pas nënshkrimit të saj, ndërsa ish ambasadori në BE Reka ka parashtruar pyetjen se çka në dekadat e ardhshme për MO-në. Ai ka përmendur ngecjet në disa institucione rreth përfaqësimit të drejtë si dhe çështjen e gjuhës.
“Janë disa institucionet të cilat mbeten etnikisht të pastra e që nuk po udhëhiqen nga shqiptarët tash e disa vjet. Është presidenca, kryeministria, MPB-ja, MPJ-ja, Ministria e Financave…”, tha Reka, raporton Zhurnal. Ndërkohë, ish kryeministri Buçkovski pohoi se prezenca vetëm e tre-katër përfaqësuesve maqedonas tregon se sa është arritur në implementimin e saj duke mos qenë i pranishëm madje asnjë nga zyrtarët në qeveri. 
“Pohoj se nuk është bërë mjaft nga pala maqedonase për MO-në. Supozoj se këto të arritura më te mëdha kanë qenë gjatë qeverisjes tonë 2002-2006”, tha Buçkovski. Ndërkaq, profesori Abdulmenaf Bexheti është ndalur në aspektin ekonomik, ndërsa edhe ai ka rishfaqur ngecjet në disa institucione sidomos në përfaqësimin e drejtë. Sipas tij, madje për MO-në më ngushtë kanë qenë 2 vjet e fundit, se sa tjerat.