Lajme Shqip Friday, 11 November 2011 09:55

New York – Inspektorët ndërkombëtarë për armë kimike do të kthehen në Libi në javët e ardhshme me qëllim që të kontrollojnë depot me armë kimike, të cilat janë gjetur pas rënies së ish-liderit libian Moamer Gadafi, kumtoi sot Organizata për ndalesë të armëve kimike.

Siguria e këtyre objekteve, ekzistimi i të cilëve ishte kumtuar publikisht nga Këshilli kalimtar kombëtar libian, po vëzhgohet me satelit, deklaroi zëdhënësi i Organizatës, Michael Lun.

Inspektorët kanë qëndruar në Libi javën e kaluar për të vlerësuar shkallën e sigurisë së depos me armë kimike, të cilën Gadafi e pati kumtuar që në vitin 2004, kur Libia nënshkroi marrëveshjen për ndalim global të armëve kimike.

Lun theksoi se depoja në Ruaga, në shkretëtirën libiane është në gjendje të mirë, gjithçka që ka në të  është në vendin e vet dhe nuk janë evidentuar ndryshime ose keqpërdorime.

Ai deklaroi se pritet që autoritete e reja libiane të shpallin vendndodhjen e depove të tjera të ngjashme.

Lun preçizoi se inspektorët ndërkombëtar në Libi do të arrijnë për 3 deri 4 javë.

Kanadaja, SHBA-ja dhe Britania e Madhe i ofruan Libisë ndihmë teknike për shkatërrimin e këtyre armëve.