Lajme Shqip Tuesday, 06 December 2011 09:30

Xhakartë – Një tërmet me intensitet prej 5,7 ballëve sipas shkallës së Rihterit goditi dje zonën Papua në pjesën e largët lindore të Indonezisë, kumtoi Instituti gjeologjik amerikan.

Tërmeti ka ndodhur në afërsi të bregut jugor të Papuas, ndërsa epiqendra gjendej në 129 kilometra në veri të Doboas, në thellësi prej 10 kilometrave.

Tani për tani nuk ka informacione për viktima eventuale dhe dëme të shkaktuara materiale, as nuk është dhënë paralajmërim për rrezik nga cunami.

Indonezia gjendet në të ashtuquajturën “unaza e zjarrtë e Paqësorit”, në të cilin aktivitetet sizmike dhe të vullkanit janë shumë të shpeshta.