Lajme Shqip Monday, 25 April 2011 11:00

Xhakartë – Një seri tërmetesh të fuqishme, herët në mëngjes e goditën ishullin indonezian Sulavezi, duke dëmtuar më shumë shtëpi dhe duke shkaktuar panik midis popullatës.

Epiqendra e goditjes së parë me fuqi prej 6,2 ballëve sipas Shkallës së Rihterit, ka qenë në thellësi prej 10 kilometrave, 55 kilometra në juglindje nga Kendari, kryeqendra rajonale me 300 mijë banorë.

Në disa orët e ardhshme janë regjistruar edhe tre goditje të fuqishme.

“Ka shtëpi të dëmtuara. Njerëzit në panik kanë ikur nga shtëpitë”, tha Asep Xhaelani, përfaqësues i agjencisë për ndjekjen e tërmeteve të Sulavezit dhe shtoi se viktima nuk ka pasur, as nuk është dhënë paralajmërim për rrezik ga cunami.