Lajme Shqip Saturday, 07 May 2011 13:57

Xhakartë – Një aeroplan, në të cilin gjendeshin 27 njerëz, u rrëzua në afërsi të ishullit lindor indonezian Papua.

Një funksionar nga marina kumtoi se askush nuk e ka mbijetuar fatkeqësinë, ndërsa burimet policore kumtuan se deri tani janë gjetur 15 trupa.

Aeroplani MA-60 është rrëzuar në det, rreth 500 metra nga pista në të cilën duhej të ateronte, kumtoi zëdhënësi i Ministrisë për komunikacion. Ai shtoi se në momentin e fatkeqësisë, moti ka qenë shumë i keq, dhe dukshmëria ka qenë e kufizuar.

Në aeroplanin e avio-kompanisë shtetërore, kanë qenë 21 udhëtarë, përfshirë edhe tre fëmijë dhe gjashtë anëtarë të akuipazhit.