Lajme Shqip Wednesday, 11 April 2012 13:15

Një tërmet me magnitudë 8.9 ballë të shkallës Rihter është regjistruar nën det pranë brigjeve të provincës indoneziane të Aceh-s, vendi ku dallga gjigande e dhjetorit 2004 në Oqeanin Indian mori 170.000 jetë njerëzish.

Lëkundjet e fuqishme nënujore ngjallën panik për tsunam në rajonin që ende bart plagët e episodit tmerrues të 8 viteve më parë. Autoritetet u këshilluan të marrin të gjitha masat e nevojshme, edhe pse nuk dihej me siguri sa ishte rreziku real i një dallge tsunami.

Zona në fjalë goditet rregullisht nga tërmetet. Instituti Amerikan i Studimeve Gjeologjike, që dokumenton tërmetet në mbarë botën tha se lëkundjet në Aceh e kishin epiqendrën 33 kilometra thellë në det. Ndërkohë 26 vende janë vënë në alarm për këtë situatë.