Lajme Shqip Monday, 19 March 2012 10:35

Stokholm- India është importuesja më e madhe e armëve në botë, ndërsa SHBA-ja dhe Rusia kanë pjesë prej 50 përqindëve në tregtinë botërore të armëve në periudhën e viteve 2007-2011, kumtoi Instituti i Stokholmit për hulumtimin e paqes.

Vëllimi i tregtisë botërore me armë konvencionale është rritur për 24 për qind në këtë periudhë në krahasim me vitet 2002-2006. India ka importuar dhjetë për qind nga transferimet globale të armëve, 80 për qind janë ruse, ndërsa tjerat janë nga Britani e Madhe dhe Izraeli.

“Blerja e armëve nga India është motivuar nga shumë faktorë -rivaliteti me Pakistani dhe Kinën, konfliktet brendshme dhe teorizimi, si dhe përpjekjet e Nju-Delhit që t’i zgjerojë aftësi ushtarake detare”, tha Mark Bromoli.

Katër importuesit tjerë për periudhën e hulumtuar gjithashtu janë në Azi – Koreja Jugore, Pakistani, Kina dhe Singapori. Siria ka importuar rreth gjashtë herë më shumë armë në periudhën e lartëpërmendur. Rusia ka dërguar 72 për qind  nga armët, të importuar nga regjimi i presidentit Bashar al Asad.

SHBA-ja kanë pjesë prej 30 përqindëve në eksportin botëror të armëve  dhe kanë shitur më shumë se 80 vende. Koreja Jugore, Australia, Emiratet e Bashkuara Arabe janë tre importuesit më të mëdhenj të armëve amerikane.

Aeroplanët kanë pjesë prej 60 përqindëve në eksportimin amerikan të armëve. Arabia Saudite nënshkroi marrëveshje për blerje të 154 aeroplanëve luftarakë F-15CA – kontrata më e madhe për dërgesë të armëve për dy dekadat e fundit”, theksoi SPIRI.

Pjesa e Rusisë në tregtinë botërore me armë është 24 për qind. Importuesi i saj më i madh është Kina, e cila gjithashtu e ka rritur eksportin. Eksportuesi i tretë i armëve në botë  është Gjermania me pjesë prej nëntë përqindëve nga transferet. Në vendin e katërt  është  Franca me tetë për qind, e pesta Britania e Madhe. (LajmeShqip.com)