Lajme Shqip Thursday, 07 July 2011 09:17

Nju Delhi – Të paktën 31 persona humbën jetën, ndërsa mbi 25 të tjerë janë lënduar sot, gjatë përplasjes së trenit dhe autobusit në shtetin federal Indian, Utar Pradesh.

Incidenti ka ndodhur në një kalim jo të sigurtë mes rrugës hekurudhore, në rajonin Kanshiram Nagar. Sipas mediave lokale, treni është përplasur në autobusin përderisa ai kalonte përmes kalimit.

Të gjitha viktimat në fatkeqësi janë udhëtarë në autobus, me të cilin udhëtonin 60 dasmorë.