Lajme Shqip Wednesday, 13 July 2011 20:59

Nju Delhi – Tre shpërthimet të cilat sot ndodhën në kryeqendrën financiare indiane Mumbai, janë sulme terroriste, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë indiane të Punëve të Brendshme.

Dy shpërthime njëkohësisht e tronditën pjesën veriore të qytetit – në rajonin tregtar Opera haus dhe Zaveri bazar. Shpërthimi i tretë ka ndodhur në qendrën e qytetit, në afërsi të stacionit hekurudhor Dadar.

Informatat për viktimat janë të ndryshme. Sipas dëshmitarëve, të paktën dhjetë njerëz e humbën jetën, ndërsa policia kumtoi për tetë të vrarë dhe 70 të lënduar.

Drejt vendit të incidentit janë dërguar forca policore, zjarrfikës dhe automjete mjekësore.

Në muajin nëntor të vitit 2008 më shumë se 166 persona e humbën jetën në një sulm terrorist ndaj dy hoteleve luksoze në Mumbai, në qendrën hebraike dhe në stacionin hekurudhor.