Lajme Shqip Monday, 11 July 2011 08:12

Nju-Delhi – Numri i viktimave në aksidentin e djeshëm hekurudhor në veri të Indisë arriti në 53 persona, bënë të ditur mediat lokale.

Mes të vdekurve ndodhet edhe një shtetas suedez, ndërsa rreth 250 udhëtarë janë hospitalizuar.

Pesëmbëdhjetë vagona nga kompozicioni hekurudhor kanë dalë nga binarët në shtetin verior Indian, Itar Pradesh dhe janë përmbysur. Shkaku për fatkeqësinë akoma nuk është vërtetuar.