Lajme Shqip Sunday, 10 July 2011 19:31

Mumbai – Të paktën 35 persona e kanë humbur jetën, ndërsa më shumë se 100 janë lënduar sot, kur një tren, në pjesën lindore të Indisë, doli nga binarët.

Ekipet e shpëtimit po gjurmojnë pas udhëtarëve të robëruar në vagonët e përmbysur.

“Të paktën 35 persona e humbën jetën, ndërsa 100 janë lënduar dhe ndihmë po u jepet në vendin e ngjarjes dhe në spitale. Ende ka pesë udhëtarë të robëruar në vagona”, tha shefi i shërbimit lokal mjekësor, K.N. Xhoshi.