New York – Aksionet e bursave botërore u dobësuan sot pasi vetëm një pjesë e anëtarëve të Bashkimit Evropian arritën marrëveshje me qëllim që të mbrohet euroja.
BE nuk arrit unitet pasi disa shtete të kryesuara nga Britania e Madhe nuk dëshironin pranimin e ndryshime të marrëveshjes themelore për Unionin.
Paraprakisht ishte publikuar se shkalla e inflacionit në Kinë është më e vogël se sa pritej dhe kjo kontribuoi për rënien e indekseve të bursave aziatike.
Çmimi i naftës u ul nën 98 dollarë derisa dollari është përforcuar në krahasim me euron dhe jenin.
Indeksi i bursës japoneze Nikei 225 u ul prej 1.5 për qind në 8.536,46 pikë. Kosopi jugokorean u zvogëlua për dy për qind në 1.874, 75 ndërsa ai i Hon-Kongut, Hang Seng prej 2,7 për qind në 18.586,23 pikë.
Bursat në Austri, Singapor, Tajvan dhe Indi janë gjithashtu në rënie.
Para hapjes së bursave në Evropë, indeksi i kompanive kryesues britanike FTSE mbetën në 5.44,46 pikë derisa SAS-40 francez është rritur për 0,1 për qind në 3.098,88 , ndërsa ai gjerman DAH shënoi rënie prej 0,3 për qind në 5.856,14 pikë.
Indeksi industrial në bursën e njujorkeze Dau Xhons para hapjes së bursës është rritur prej 0,2 për qind në 11.937, derisa indeksi S&P 500 është rritur prej 0,3 për qind dhe 1.233,50 pikë.