Lajme Shqip Thursday, 12 May 2011 13:32

Uashington – Bosnja dhe Hercegovina është përballur me kërcënime më serioze të Marrëveshjes së Dejtonit, që nga nënshkrimi i saj në vitin 1995, ka thënë përfaqësuesi i lartë në Bosnjë, Valentin Incko në takimin me zëvendëssekretarin amerikan të shtetit, Xhejms Stainberg në Uashington.

Serbët e Bosnjës kanë paralajmëruar mbajtjen e një referendumi kundër prokurorisë dhe gjykatave të federatës. Kushtetuta e BeH nuk i lejon asnjë entiteti që të hedhë poshtë kompetencat e institucioneve shtetërore.

“Politikanët në Republikën Serbe e dinë këtë, dhe duhet t’a dinë se minimi i marrëveshjes paqësore është aventurë e rrezikshme politike, e cila mund të ketë pasoja të paparashikueshme”, ka thënë Incko.