Lajme Shqip Tuesday, 22 September 2015 14:22

​Në shumë anë tё Evropës po zhvillohen drama. Familjet e refugjatëve nuk dinë nga t’ia mbajnë. Qeveritë po kapitullojnë prej vuajtjes

Përse e bëni kёtё me ne? Kёshtu pyet njё djalё i ri nga Siria nё fshatin kufitar tё Kroacisë Tovarnik. Ky djalё është arratisur me nёnën dhe dy motrat nga Damasku pёrmes Turqisё nё Greqi, Maqedoni, Serbi e deri nё Kroaci. Tani ai ndodhet nё mes tё rrugёs nё temperatura 40 gradё nё hije, me pak ujё, pak ushqim, pa tualet e mbi tё gjitha pa informacion, se si do t’ia bёjё mё tej. Autoritet kroate pёr ditё tё tёra i kanё lёnё njerёzit nё paqartёsi nё rrethana jonjerëzore. Ndihma vjen vetёm prej disa duzina vullnetarësh, ndёr ta njё grup Facebook-u nga Mynihu dhe disa banorё tё fshatit Tovarnik. A shkohet mё tej me tren, me autobus, mё kёmbё, nё mёshirё tё fatit? Askush nuk e di, transmeton gazeta Zëri.

Papritur thuhet, nёse autobusёt shkojnё pёr nё Hungari apo pёr nё Slloveni? Njerёzit janё tё rraskapitur, tё palarё. Fёmijё qё qajnё, gra qё ankohen, rrethana tё pabesuehsme. Policё tё paaftё tё veprojnё, ata pёrpiqen tё mos pёrdorin forcё, por as nuk janё nё gjendje tё japin udhёzime tё qarta. Kёsisoj policia dhe refugjatёt ndajnё mes tyre si burim uji njё zorrё pёr ujitje oborri. Shteti kroat ka dёshtuar. Azil nuk ka mё. As dёrgimi i njerёzve nё kufirin humgarez ose slloven nuk çon nё zgjidhje politike dhe nxit tensionet me vendet fqinjё. Refugjatёt nuk duan t’ia dinё pёr kёtё, ata vetёm duan tё shpёtojnё nga kjo grackё.

Njerëzit si top loje të tekeve politike

Teksa djali i ri nga Siria dëgjon, që tani duhet tё shkojё nё Hungari, duke u bёrё me familjen e tij si njё top loje e politikёs sё shteteve tё Ballkanit, atij i rrjedhin lot nga sytё. Pёrse e bёni kёtё me ne? Pyet ai sёrish. Askush nuk është nё gjendje t’i japë përgjigje e po ashtu as gruaja nga Organizata e OKB-sё pёr refugjatёt apo nga Kryqi i Kuq. Pёr orё tё tёra refugjatёt qendrojnё nё pritje, dynden nё frikё paniku, se nuk do tё gjejnё vend nё autobus ose nuk do tё arrijnё tё vetmin tren, qё largohet nga stacioni i Tovarnikut. Ende kam ca para dhe mund tё blej njё biletё, thotё i riu sirian me dёshpёrim. Ai nuk do asgjё prej serbëve, kroatёve apo sllovenëve, ai do vetёm tё shkojё nё Gjermani apo nё Holandё.

 

A ёshtё kjo Europa?

Teket e politikanëve, për ndryshimin arbitrarisht tё itinerareve tё refugjatёve, injorimi i çdo rregulli evropian, nuk ka se si të shpjegohet. Rrethanat nё Tovarnik nuk janё aspak njerёzore. Evropës i duhet një zgjidhje sepse nga ana serbe po vijnё gjithnjё e mё shumё njerёz. Mijёra ndodhen nё rrugё e sipёr nё itinerarin ballkanik. Pёrse e bёni kёtё me ne? Ne nuk jemi kafshё, pyet një djalë i ri i dёshpёrshpёruar dhe shtyn nёnёn e tij nё radhёn e atyre qё presin, njerёzve tё rraskapitur. Tovarnik ёshtё vetёm njё ndёr shumё kampet e krijuara nё Europё, tё tilla ka nё Kos, nё Calais, nё Bruksel, nё Berlin, transmeton gazeta Zëri.

Izolimi në Evropë ka arsye historike

„Një perde e hekurt do të ngrihet rreth e rrotull BE-së dhe brenda saj do të ngrihen të gjitha muret e mundshme“, thotë Judy Dempsey nga Instituti për Politikën „Carnegie Europe“. Për eksperten, pas pozicionimit refuzues të vendeve evropianolindore, qëndrojnë arsye historike e kulturore. „Për herë të parë nga viti 1938, evropianolindorët po përballen me idenë e pranimit të të huajve”. Polonia për shembull ka qenë para Luftës së Dytë Botërore një vend multikulturor dhe vetëm pas vitit 1945 u bë homogjene nga ana etnike dhe kryesisht katolike. Gjenerata e vjetër “ruan frikën nga tjetri”. Polonia, Sllovakia, Çekia, Hungaria kanë qenë të përgatitur të jenë vende të krishtera në një Evropë të krishterë. Ajo që u mungon këtyre vendeve është përvoja me kulturat e tjera- edhe në vitet e komunizmit.