Lajme Shqip Monday, 22 August 2011 12:29

Bruksel – Bashkimi Evropian në mënyrë aktive bën plane për Libinë pa Moamer Gadafin pas përparimit të shpejtë të forcave kryengritëse ndaj Tripolit dhe i bëri thirrje liderit libian urgjentisht të tërhiqet nga pushteti.

“Si duket jemi dëshmitarë të çasteve të fundit të regjimit të Gadafit, të cilit i bëjmë thirrje urgjentisht të tërhiqet, për t’iu shmangur gjakderdhja emëtutjeshme”, deklaroi Majkëll Man, zëdhënës i përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Kethrin Eshton.

“Po punojmë në planet për periudhën “pas Gadafit”, kemi skenarë të ndryshëm, të cilat i kemi përpunuar për të dhënë ndihmë pas rrëzimit të Gadafit”, shtoi ai.

BE-ja i bëri thirrje kryengritësve që të veprojnë në mënyrë të përgjegjshme dhe t’i mbrojnë civilët gjatë operacioneve në Tripoli.

Britania e Madhe i bëri thirrje Këshillit kalimtar kombëtar që ta ruajnë rendin në Tripoli dhe të mos shmanget drejt masave represive, pasi luftëtarët e tij kanë hyrë në kryeqytetin libianë.

Londra, e cila luan një rol udhëheqës në përpjekjet ndërkombëtare për rrëzimin e Gadafit, kërkon që të shmanget përsëritja e kaosit dhe gjakderdhja në Irak pas rrëzimit së regjimit të Sadam Hyseinit në vitin 2003.

“Gjëja e parë dhe më e rëndësishme është që të garantohet ruajtja e rendit të qytetarëve, të ketë ushqim, ujë dhe energji elektrike, gjithçka që është e nevojshme për njerëzit në jetën e përditshme”, deklaroi zëvendës-ndihmësi sekretari i shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Alister Bert.

Ai shtoi se derisa Këshilli kalimtar kombëtar e mirrte kontrollin në qytetet tjera gjërat ndodhnin pa probleme. “Nuk kishte represione kundër ish-ithtarëve të regjimit, përkundrazi kishte diçka që dëshironim ta shihnim në Tripoli, rend stabil sa më shpejt që është e mundur”, shtoi ai.

Kryeministrja australiane Xhulia Gilard i bëri thirrje sot liderit libian që të tërhiqet nga pushteti dhe të del para gjykatës ndërkombëtare për veprat e ndërlidhura me mosrespektimin e të drejtave të njeriut.