Lajme Shqip Saturday, 02 July 2011 08:52

Nju-Jork– Gjykata në Nju-Jork ka hequr masën e arrestit shtëpiak ndaj ish-kreut të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Dominik Shtros-Kan.

Atij i është kthyer kaucioni prej 1 milionë eurosh, por i janë mbajtur nga autoritetet dokumentet e udhëtimit.

Kan është arrestuar më 14 maj me akuzën për sulm seksual ndaj një shërbyese hoteli në Nju-Jork.

Ai ka dhënë dorëheqje nga FMN më 19 maj ndërsa më 6 qershor është deklaruar i pafajshëm.

Ai është lënë i lirë pasi ka paguar kaucionin 1 milion euro, ndërsa që nga ajo kohë ka qenë në burg shtëpiak, ku është mbajtur nën vëzhgim 24 orësh.

Gazeta “Nju-Jork Tajms” raportoi më herët se rasti kundër Shtros Kan është afër kolapsit.

Kthesa gjyqësore, e cila po vërehet në Nju-Jork me shfuqizimin e mundshëm të akuzave  kundër Dominik Shtros – Kanit, i ktheu supozimet se ish-shefi i Fondit Monetar Ndërkombëtar mund të kthehet në garën për zgjedhjet presidenciale në Francë.

Shtros-Kan më parë ishte favoriti kryesor për zgjedhjet presidenciale  franceze në pranverën e vitit 2012, por nga mesi i majit doli nga gara, pasi shërbyesja e hotelit në Nju-Jork akuzoi për tentim dhunimi, pas çka ai u arrestua.

Kthimi deri dje i pamundur i Shtros-Kan si kandidat për president të Francës tani nuk përjashtohet, lajmërojnë mediat franceze. Situata për momentin mund të ndryshojë, ndërsa Partia e tij Socialiste të filloj zgjedhjet e para për konfirmimin e kandidatit të tyre.