Lajme Shqip Monday, 06 February 2012 09:45

Budapest – Gjatë kësaj fundjave moti i ftohtë mori jetën e tre viktimave në Hungari.

Shtabi i Situatave të Jashtëzakonshme në vend, ka marrë fundjavën e kaluar mbi njëqind njoftime të qytetarëve për shkak të motit të ftohtë dhe reshjeve të rrëmbyeshme të borës.

Zëdhënësi i Drejtorisë për situata të jashtëzakonshme në Hungari Marton Hajdu mbrëmë, duke i analizuar të dhënat për 24 orët e fundit, deklaroi se ekipet e shpëtimit kanë pasur 190 aksione të shpëtimit teknik, prej të cilave në 110 raste janë shpëtuar persona, ndërsa në 80 raste automjete.

“Në aksionet e shpëtimit, si dhe në të gjitha aktivitetet e tjera të lidhura me pastrimin e borës janë angazhuar 1.600 automjete dhe mbi 4.000 persona, para së gjithash pjesëtarë të policisë dhe të mbrojtjes civile, zjarrfikës, ushtarë, si dhe vullnetarë”, tha Hajdu.