Lajme Shqip Monday, 09 May 2011 08:24

Uashington – Ambasadori i Pakistanit në SHBA, Husein Hakani parashikon se do “të bien koka” mes funksionarëve të lartë pakistanezë, pasi që u zbulua se Osama bin Laden me vite ka qëndruar dhe punuar në territorin pakistanez.

“Do të bien koka në momentin kur do të përfundojë hetimi”, theksoi Hakani në deklaratën për CNN.

Uashingtoni, i cili nuk e paralajmëroi Islamabadin për operacionin më 2 maj, gjatë të cilit u vra Bin Ladeni, po bën presion ndaj autoriteteve pakistaneze të sqarojnë se përse terroristi më i kërkuar në botë me vite ka jetuar lirshëm në qytetin Abotabad.

“Nëse ato koka bien për shkak të mungesës së kompetencës, për atë do ta informojmë SHBA-në. Por nëse, mos dhashtë Zoti, dëshmohet se ka pasur bashkëpunim, atëherë nuk do të kemi mëshirë”, shtoi ai.

Presidenti amerikan Barak Obama dje deklaroi se Bin Ladeni ka pasur ndonjë mbështetje brenda në Pakistan.