Lajme Shqip Monday, 11 April 2011 16:03

Budapest – Mbështetje të mëtejme dhe ndihmë për hapat e ardhshëm në eurointegrime – përcaktim të datës dhe fillim të negociatave inkuadruese, do të kërkojë presidenti Gjorge Ivanov në takimin e sotëm me kolegun e tij hungarez, Pal Shmit.

Përcaktimi i datës për negociata do të thotë inkurajim i fuqishëm i Republikës së Maqedonisë që ë vazhdojë me reformat, do të ndikojë pozitivisht në planin rajonal dhe do ta ruajë kredibilitetin e zgjerimit si politikë më e suksesshme e BE-së. Kjo do të jetë porosia kyçe e Ivanovit, i cili përveç me kolegun Shmit, do të takohet edhe me kryeministrin hungarez, Viktor Orban.

Shefi i shtetit do të kërkojë nga autoritetet hungareze edhe angazhim të përforcuar në bindjen e partnerëve në BE për respektimin e rekomandimeve nga Komisioni Evropian dhe Parlamenti evropian  dhe parashtrimin e kësaj çështjeje në takimet e BE-së të nivelit më të lartë.

Gjatë bisedimeve, presidenti Ivanov, siç informojnë nga Kabineti i tij, do të kërkojë edhe trajtim të drejtë ndaj Republikës së Maqedonisë, ndërkaq do ta cekë edhe shembullin e Sllovenisë dhe Kroacisë për lëvizje paralele në integrime dhe zgjidhjen e kontesteve bilaterale.

Pritet që Ivanov t’i informojë hollësisht Shmit dhe Orvan për përparimin dhe të arriturat e Maqedonisë në procesin integrues dhe për aktualitetet në bisedimet për tejkalimin e dallimeve rreth emrit. Në takime do të bëhet fjalë edhe për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve, me theks të posaçëm në bashkëpunimin ekonomik.

Shefi i shtetit, i cili po qëndron për vizitë dyditore zyrtare në Hungari, do të takohet edhe me kryetarin e Parlamentit hungarez, Laslo Kover.