Lajme Shqip Thursday, 10 November 2011 14:17

Islamabad – Të paktën gjashtë persona humbën jetën në përleshje mes ekstremistëve islamik dhe ithtarëve të milicisë proqeveritare lokale, të cilat shpërthyen sot në zonën fisnore Kiber në Pakistan, në afërsi të kufirit me Afganistanin.

Në këmbimin e zjarrit, që ishte pasojë e ‘luftës islamike’ të grupit Lakshar kundra patrullës të forcave mbrojtëse, humbën jetën katër ithtarë të milicisë lokale dhe dy ekstremistë.

Ushtria pakistaneze deri tani ka kryer më shumë ofensiva kundër ithtarëve të këtij grupi.

Rajonin malor Kiber, tek i cili shpesh herë ndizen përleshje të ashpra mes forcave pakistaneze dhe ekstremistëve lidhur me talebanët pakistanez, vetëm muajin e kaluar e kanë braktisur më shumë se 18 mijë persona për shkak të frikës nga shpërthimi i trazirave të reja.