Lajme Shqip Thursday, 10 November 2011 19:06

Damask – Dymbëshjetë persona, mes të cilëve një vajzë dhe gjashtë ushtarë, humbën jetën sot në Siri gjatë aksioneve të kryera nga regjimi i presidentit Bashar al Asad dhe përleshjeve mes armatës dhe gjoja dezertantëve.

Pesë civilë, mes të cilëve edhe një vajzë e moshës 8 vjeçare, u vranë nga forcat e sigurisë në qytetin Homs, i cili është i rrethuar nga armata siriane, e cila është në hetim të aktivistëve prodemokrat, kumtoi Qendra siriane për zbulim të drejtave të njeriut.

“Forcat e sigurisë mbajtën tre të lënduar në spitalin privat në lagjen Al Vaer në qytetin Homs”, shtoi qendra.

“Një civil u vra gjatë bastisjes nga ana e forcave qeveritare në vendin Kafruma në provincën Idlib. Në rajonin e njëjtë të paktën katër ushtarë nga armata e rregullt humbën jetën herët në mëngjes gjatë sulmit të burrave të armatosur, me siguri dezertues, mbi kalimin kufitar ushtarak në vendin Has, në afërsi të qytetit Maaret al Noman,” konfirmon organizata joqeveritare.

Dy ushtarë, prej të cilëve njëri oficer, u vranë, ndërsa pesë të tjerë u lënduan gjatë sulmit të dezertuesëve mbi pikën kufitare në fshatin Al Marbaie, në lindje të Deir al Tur. Disa persona u arrestuan nga Xhasem.

Greva e përgjithshme filloi në Xhabal al Zavija në provincën Idilb në organizim  të aktivistëve opozitar lokal.