Lajme Shqip Wednesday, 13 July 2011 12:15

Karakas – Presidenti i Venezuelës, Hugo Çavez, i cili rikuperohet pas operacionit me të cilin i është hequr tumori malinj, premtoi se do të kryejë tranzicion socialist në vend.

Deklarata e Çavezit aludon në atë se presidenti planifikon të kthehet në politikë pas operacionit që i është bërë më 20 qershor në Kubë.

Televizioni kombëtar ditëve të fundit transmetoi xhirime, në të cilat Çavezi stërvitet, mban mbledhje me Qeverinë dhe i drejtohet armatës.

“Opozita dhe kontrarevolucionistët me plot gojë flasin se si pavezi është gati, si vdes…se do të duhet ta dorëzpjë pushtetin, që të vijë deri në tranzicion. E pra mund t’ju them se vetëm me mëshirë të Zotit që e kemi do ta mbijetoj edhe këtë. Tranzicioni i vetëm që është në vijim dhe të cilën duhet ta përshpejtojmë dhe ta përforcojmë është tranzicioni nga modeli kapitalist në socialist”, theksoi Çavez në deklaratën telefonike në një ceremoni të mbajtur në Universitetin shtetëror”, të publikuar në televizionin shtetëror.